Nuk ka fitues në Partizani-Teuta, Vllaznia rikthehet në krye të Superligës (FOTO LAJM)

Është mbyllur në barazim pa gola sfida mes Partizani dhe Teutës, e cila përmbylli javën e 25-të të Kategorisë Superiore.

Një barazim ky që i shkon për shtat Vllaznisë, që ngjitet në vend të parë, duke kryesuar e vetme.

Pas kësaj jave, Vllaznia rimerr kryesimin e kampionatit duke shkuar në kuotën e 45 pikëve, një më shumë se Laçi i vendit të dytë . Partizani dhe Teuta qëndrojnë në kuotën e 43 pikëve duke ndarë vendin e 3-të dhe të 4-ët.

Ndërkohë Tirana me fitoren ndaj Laçit afrohet në zonën e kupave me 5 pikë larg Partizanit. Skënderbeu kalon Apoloninë dhe i afrohet Bylisit të vendit të 8-të e cila mori një 3 pikësh të artë përballë Kukësit.

Rënditja pas javës së 25:

 

 


Shtuar 21.03.2021 18:54