E hoqën nga rrjetet sociale, Trump rikthehet me platformën e tij

Ish-Presidenti amerikan, Donald Trump pritet të rikthehet në rrjetet sociale së shpejti. Sipas Dailymail, Turmp do të krijojë vetë një rrjet social për të përdorur.

Lajmin për këtë gjë e ka dhënë këshilltari i Trump, Jason Miller. Miller deklaroi se, Trump mund të kthehet në ‘botën online’ brenda dy deri në tre muajsh. Ende nuk dihet se si do të jetë rrjeti social i Trump, pasi nuk ka dalë asnjë e dhënë zyrtare. Por me siguri, kjo gjetje e Trump do të ndryshonte lojen për rrjetet sociale që e bllokuan Trump.

Për shkak të protestave që u mbajtën në 6 janar në Capitol Hill, dhe ‘mbështetjes’ që Trump u dha atyre, ai u bllokua nga të gjitha rrjetet sociale që përdorte, duke filluar nga Twitter, Facebook, Instagram, Snapchat dhe YouTube.


Shtuar 21.03.2021 19:05

Tags: ,