“Nuk janë gati për në BE”, Juncker: Ukraina është e korruptuar në çdo nivel

Ish-presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, kundërshtoi anëtarësimin e nxituar të Ukrainës në Bashkimin Evropian, duke iu referuar korrupsionit të përhapur që, sipas tij, mbizotëron në vendin e shkatërruar nga lufta.

“Kushdo që ka pasur ndonjë lidhje me Ukrainën e di se ky është një vend i korruptuar në të gjitha nivelet e shoqërisë,” tha Juncker të enjten në një intervistë me gazetën gjermane Augsburger Allgemeine.

“Pavarësisht përpjekjeve, vendi nuk është gati për integrimin në BE], ka nevojë për procese masive reformuese brenda vendit”, theksoi ish-presidenti i KE. Ai shtoi se BE kishte përvoja të këqija me disa nga “të ashtuquajturit anëtarë të rinj” për çështjet e sundimit të ligjit. Kjo, sipas Juncker, nuk duhet të përsëritet.

“Premtimet e rreme nuk duhet t’i bëhen popullit ukrainas, i cili po vuan deri shumë,” argumentoi ai. Megjithatë, ai tha se një “perspektivë evropiane” duhet të mbahet për Moldavinë dhe Ukrainën.

Duhet të jetë e mundur që këto vende “të marrin pjesë në pjesë të integrimit evropian”.

Në një intervistë të botuar të mërkurën në revistën gjermane Der Spiegel, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, deklaroi se Ukraina mund të anëtarësohet në BE deri në vitin 2030. “Ukraina mund të jetë anëtare e BE-së në vitin 2030 nëse të dyja palët bëjnë pjesën e tyre”, tha Michel.


Shtuar 5.10.2023 18:05