Këtë të hënë në “Abc e Pasdites” me Ermal Peçin ishte gazetarja Iva Tiço. Ajo ndau me ne ngjyrat festive në shtëpinë dhe jetën e saj. Patjetër u ndalën edhe tek “ngacmimi online” që kishte me Ermal Mamaqin.
Për këtë gjë Iva tha: “Kam lexuar aq shumë libra sa nuk mund të futem në një trajnim ku citohen libra që t’i kanë thënë të tjerët. E ke gjëkundi Iva Tiço që i thotë Ermalit apo filanit ndonjë gjë. Nuk kam zënë asnjë emër në gojë. Kam bërë gallat, në një faqe ku është dhe mikesha ime me të cilën unë bëj gjithmonë gallat. Vet i tha, vet i bëri, i zhbëri, vet nuk e shiti librin.”
Ndërsa po flisnin për formate ku ajo ka qenë pjesë e tyre më herët si juri, Iva nënvizoi se nuk sheh televizion, maksimumi një palë lajme në shqip dhe një palë lajme në gjermanisht.
Por a do të ishte pjesë e Big Brother këtë vit? Iva tha se e vetmja bisedë që ka bërë me Dojnën ishte për një foto e djalit që i kishte treguar. Ajo pohoi gjithashtu se i ka mbyllur gjërat që kanë të bëjmë me këtë angazhim televiziv. Por si protagoniste në Big Brother e kishte menduar? Iva tha se nuk e mendon asnjëherë të jetë pjesë e formatit.
E lidhur me një partner të huaj, Ermali e pyet se nëse herë pas herë diskutohet largimi i saj nga Shqipëria. Ajo pohoi se nuk e ka menduar largimin, dhe nëse do iknin të gjithë do ishte fundi dhe se ikja e shqiptareve e përlot.