“Nuk i kemi borxh njeriu”, shpërthimi me tritol në banesën e shefit të krimeve në Shkodër, flet i ati: Shkak, detyra e djalit

Ka folur për mediet babai i shefit të krimeve në Shkodër, të cilit iu vendos tritol në banesë më orët e para të mëngjesit sot.

I tronditur nga mgjatka, babai i Pëllumb Shaptit, Gjergj Shpati ka thënë se familja e tij nuk i ka borxh asnjeriu dhe se shperthimi mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës së djalit të tij.

Ai tha se në banesën ku u vendos tritol tre familje, ndërsa theksoi se dëmet materiale janë të shumta.

“Kam dalë dhe kam dëgjuar krismën kam dalë dhe e kam parë. Ne jetojmë këtu 3 familje, ishte i fuqishëm, të kallxojnë vetë shikoni dëmet. Ka dëme në dritare, dyer, fasadë… Se dimë nga erdhi, se priti kush. Nuk e dimë, ishim në gjumë. Po për shkak të detyrës së ne s’kemi ngatërresa, si kam kujt borxh as më ka”, tha Gjergj Shpati. /albeu.com/


Shtuar 13.01.2023 09:09