110 milion euro gjobë Shqipërisë! Rama sulmon Berishën e Metën: Do hanë atë që nuk hahet!

Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme gjendet në Tepelenë ku po prezanton skuadrën e tij për zgjedhjet e 25 Prillit.

Duke folur për gjyqin e humbur ndaj Becchettit, ku qeveria shqiptare u gjobit në gjyqin përfundimtar me 110 milion euro, Rama sulmoi ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Presidentin Ilir Meta.

Gjatë fjalës së tij, Rama kaloi në fjalë të rënda duke shtuar se Berisha dhe Meta ‘do të hanë atë që nuk thuhet”.

Rama: Dy njerëzit më të gëzuar për një çështje, ishin po këta Ilir Meta dhe Sali Berisha, Janë njerëzit me sytë top por me mendjen tapë. Arrijnë të shpërndajnë dhe trakte natën vërdallë që shqiptarët do të paguajnë një gjobë 110 milionë euroshe nga xhepat e tyre. Ai marifetçiu dhe Meta e Berisha do marrin atë që nuk thuhet e atë që nuk hahet, këto kisha unë. /albeu.com/

 


Shtuar 7.04.2021 16:44