FOTO/ Mesazh me tritol? Ky është shefi i Krimeve të komisariatit Shkodër që iu vu lënda plasëse në banesë

Personi në foto është Pëllumb Shpati, të cilit iu vendos tritopl në banesë në orët e para të mëngjesit.

Shpati është me detyrë shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:50 të mëngjesit në lagjen Dobraç, sipas policisë.

Si pasojë janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij, si dhe është dëmtuar automjeti i tij.

Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, nga veprimet e para hetimore, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve./Albeu.com./