Gazetari, Artan Hoxha gjatë një udhëtimi ka kërkuar që të konsumojë prodhime deti në një nga restorantet shqiptare, por është përballur me një produkt të ardhur nga ana tjetër e botës, Ekuadori.
në një postim në faqen e tij në Facebook Hoxha tregon krah një fotoje ku shihet dhe vendprodhimi i karkalecave, se kamerieri e kishte lavdëruar karkalecin e ardhur nga Ekuadori për cilësinë.
E sipas gazetarit, i cili shkruan me humor se çdo që vjen nga atje ka cilësi mbi 93-94%, djali nuk e kishte gënjyer, pasi ishte future vetë në kuzhinë dhe e kishte vërtetuar këtë gjë.
Ai shton më tej se kishte kërkuar kos deleje, por restoranti nuk kishte. “Djemtë e Velçes kanë ikur në Ekuador”, i ka thënë kamerieri dhe si përfundim Hoxha thotë se më mirë do të konsumojë një misër të pjekur. Sepse sipas Hoxhës, ata që i shesin, romët, nuk ndërrrojnë as vend, as arën ku vjedhin dhe as çmimin./albeu.com