Havier Dobi i ka dërguar një letër babait të tij Spartak Dobi nga ambiente e burgu ku ndodhet i akuzuar për vjedhje.
Duke e qetësuar të atin se është mirë, thekson se nuk do t’ia falë kurrë të ëmës këtë.
Havieri së bashku me të ëmën, Rozetën akuzohen për vjedhjen e rreth 700 mijë eurove në shtëpitë ku e ëma punonte si pastruese.
Albeu.com ka siguruar letrën që Dobi i ka dërguar të atit.
“Babi im i dashur, jam shumë mirë. Mos u bëj merak. Duhet të jesh sa më i qetë. E mora letrën që kishe shkruajtur e mu mbushën sytë me lot. Mu shkatërrua zemra. Të lutem, të lutem me zemër që të bësh gjithçka që të më nxjerrësh. Të lutem. Jam bërë simos më keq. Nuk dua veten time më vjen të vras veten. Bëj çdo gjë. Nuk rri dot më. Dhe mamit nuk do ia fal kurrë këtë gjë. Kurrë! Dhe motrës mos u bëj merak. Ju dua shumë . Do dal vetëm për ju.”
Gjykata e Tiranës caktoi sot masën e sigurisë “arrest me burg” për nënë e bir. /Albeu.com.