Nuk arkëtuan 40 mln lekë në arkat e Bashkisë së Fierit/ Gjykata rishikon masat për katër zyrtarët, ish-nënkryetarja vijon në arrest shtëpie

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për marrjen në pyetje të katër personave nën hetim për veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë.

Seanca e sotme është zhvilluar me dyer të mbyllura, ku gjyqtarja Aurora Tusha, ka shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë për marrjen në pyetje të katër personave nën hetim për vepra penale që lidhen me shpërdorimin e funksioneve publike.

Të lidhura

None found

Mësohet se ish-nënkryetarja Adela Hysenaj dhe Vasil Çeku, ky i fundit drejtor në Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren për Rajonin Jugor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Fier, do të vijojnë të mbahen në “arrest shtëpie”.

Ndërkohë Anisa Cjapi, Drejtoreshë në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Fier dhe Martin Dodi, sekretar i Përgjthshëm i Bashkisë Fier, janë pezulluar nga ushtrimi i detyrës publike dhe kanë masën “detyrim paraqitjeje”.

Gjykata ka revokuar masën “ndalim për të dalë jashtë shtetit” për Dodin, ndërkohë që Çekut i është hequr pezullimi nga detyra, por mbetet në “arrest shtëpie”.

Vendimi u shpall më 26 korrik 2025 dhe mund të ankimohet në Gjykatën e Apelit brenda 5 ditësh.

Personat janë nën hetim për shkelje të detyrës në ushtrimin e funksioneve publike dhe ndërhyrje të paligjshme në vendimmarrje zyrtare.

 

V E N D I M  I  S H K U R T U A R

“NË EMËR TË REPUBLIKËS”

“Për verfikimin e kushteve dhe kritereve të zbatimit të masës së sigurimit”

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier e përbërë nga: GJYQTARE – AURORA TUSHA

Asistuar nga sekretare gjyqësore Esmeralda Hyseni, sot në Fier, më datë 26.07.2025 mori në shqyrtim në seancë gjyqësore me dyer të mbyllura, kërkesën penale me Nr.1397 regj.Them që i përket:

KËRKUES: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfaqësuar nga prokurori z. Ervis Alliaj.

PERSON NËN HETIM: A. H. e mbrojtur nga av.Gëzim Hajderaj, i zgjedhur me deklarim në seancë gjyqësore.

E DYSHUAR:  Për  veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 245/1 dhe 248 i Kodit Penal.

PERSON NËN HETIM: A.C, nga av. Mexhit Dyrmishi, caktuar kryesisht nga gjykata, zgjedhur me deklarim në seancë gjyqësore.

E DYSHUAR:  Për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

PERSON NËN HETIM:   M. D, i mbrojtur nga av.Rozeta Plaku, zgjedhur me deklarim në seancë gjyqësore.

I DYSHUAR: Për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal.

PERSON NËN HETIM:  V. Ç, mbrojtur nga av.Rozeta Plaku, zgjedhur me deklarim në seancë gjyqësore.

I DYSHUAR: Për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal

OBJEKTI:  Kërkesë për marrjen në pyetje të personave nën hetim A. H  A.C, M. D dhe V. Ç

BAZA LIGJORE:Neni 248 i Kodit të Procedurës Penale

Gjykata, bazuar në nenet 228, 229, 232, 237, 240 dhe 248 KPP, pasi dëgjoi palën kërkuese, personat nën hetim dhe mbrojtësit e zgjedhur prej tyre me deklarim në seancë gjyqësore;

V E N D O S I :

  1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për marrje në pyetje të personave nën hetim A. H, A.C, M. D dhe V.Ç.
  2. Të vijojë zbatimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim H, , të caktuar me vendimin nr.62-2025-4349(1193), datë 23.07.2025 të kësaj gjykate, si e dyshuar për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga nenet 245/1 dhe 248 të Kodit Penal.
  3. Urdhërohet personi nën hetim H të mos largohet nga banesa e saj………….
  4. Të vijojë zbatimin e masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 240, pika1, germa a) i Kodit të Procedurës Penale ndaj personit nën hetim C, të caktuar me vendimin nr. 62-2025-4349(1193), datë 23.07.2025 të kësaj gjykate, si e dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
  5. Të revokojë masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233 i Kodit të Procedurës Penale ndaj personit nën hetim D. Vijimin e masës ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 240, pika1, germa a) i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim M.D, të caktuar me vendimin nr. 62-2025-4349(1193), datë 23.07.2025 të kësaj gjykate, si i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal.
  6. Vijimin e zbatimit të masës së sigurimit personal dhe karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi” për personin nën hetim Ç, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale. Revokimin e masës ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 240, pika1, germa a) të Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim V. Ç, të caktuar me vendimin nr. 62-2025-4349(1193), datë 23.07.2025 të kësaj gjykate, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
  7. Urdhërohet personi nën hetim Ç të mos largohet nga banesa e tij.
  8. Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier me ekzekutimin e këtij vendimi.
  9. Shpenzimet gjyqësore të lihen siç janë kryer.
  10. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Juridiksionit te Përgjithshëm të Apelit Tiranë, brenda 5 (pesë) ditëve nga dita e njoftimit të këtij vendimi.                 

U shpall në Fier, sot më datë 26.07.2025!


güvenilir bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişGrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu