Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borell ka reaguar për ndryshimet klimatike.
Në një postim në Twitter, Borell shkruan se BE mbetet e përkushtuar për të mbështetur të prekurit në zonat e goditura nga zjarri në Greqi deri te viktimat e uraganeve.
“Këtë verë, fatkeqësitë natyrore po bëjnë kërdi në mbarë botën, duke vënë jetë në rrezik dhe duke shkatërruar shtëpitë dhe mjetet e jetesës. Në të gjithë Mesdheun, zjarret po bëjnë kërdi. Sllovenia dhe Gjeorgjia janë prekur rëndë nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut. Ndryshimi i klimës është një realitet i pamohueshëm dhe një kërcënim për sigurinë globale. BE mbetet e përkushtuar për të mbështetur të prekurit, nga zonat e shkatërruara nga zjarri në Greqi e deri te viktimat e tajfuneve në Filipine”, thotë më tej ai.