Njoftoi familjarët se do kalonte kufirin grek nga mali i Gramozit, 62-vjeçari humb çdo kontakt me ta

Një 62-vjeçar nga Erseka ka humbur ditën e sotme kontaktet me familjarët e tij. Ai i kishte njoftuar se do të kthehej në Shqipëri nga Greqia duke kaluar në malin e Gramozit, por nuk ka pasur kontakt të mëtejshëm me ta.

Mësohet se 62-vjeçari ishte punëtor sezonal në Greqi, ndërsa familjarët e tij janë alarmuar edhe pas kushteve të këqija atmosferike që kanë pushtuar zonën përreth.

Ndërkohë policia ka nisur punën për gjetjen e 62-vjeçarit, ndërsa janë vendosur kontaktet edhe me autoritetet greke për nisjen e kërkimeve.

 


Shtuar 26.11.2023 16:59