Njihuni me të dashurën bukuroshe të Armando Brojës!

Armando Broja po kalon një periudhë shumë të bukur në jetën e tij personale. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare të Futbollit ka nisur një lidhje të re dashurie.

Lajmin e kanë bërë me dije burime për “Prive”. Të njëjtat burime tregojnë se e dashura e yllit të futbollit është modele dhe jeton në Mbretërinë e Bashkuar, ku edhe është njohur me Brojën.

 

Kjo lidhje e tij vjen vetëm pak muaj pas ndarjes  me të dashurën shqiptare me të cilën qëndroi i lidhur për një vit e gjysmë.

Gjatë verës u bë me dije se ajo lidhje kishte marrë fund e si duket Armandos nuk i është dashur shumë kohë për të hapur dyert e zemrës sërish.


Shtuar 8.10.2023 14:18