E papritur/ Saimir Korreshi thyen krahun, në pikëpyetje vazhdimi i garës në “Dancing With The Stars”

Deputeti i Partisë Demokratike, konkurrent i “Dancing With The Stars Albania 2” ka pësuar një incident gjatë provave të kërcimit.

Në “Dancing With The Stars Fan Club”, moderatorja Kiara Tito informoi publikun se Korreshi ka pësuar thyerje të krahut, duke vënë në pikëpyetje vazhdimin e garës.

Në premierën e “DWTS”, Saimir Korreshi bëri për vete publikun me performancën e tij, që kulmoi me një shalqi nga Lushnja në skenë. Me partneren e tij Livia, në një quickstep me këngën “Biçikleta” të Françesk Radit, deputeti bëri çdo shqiptar të kërcejë nga shtëpia.


Shtuar 8.10.2023 14:23