Njeriu më i pasur i Ukrainës: Do padis Rusinë, dëmet e bombardimeve mbi uzinën time Azovstal arrijnë deri në 20 miliardë dollarë

Njeriu më i pasur i Ukrainës, Rinat Akhmetov, pronari i fabrikës së çelikut Azovstal, ka deklaruar se do të padisë Rusinë për dëmet mbi fabrikën e tij.

Sipas mediave lokale, ai ka sqaruar se dëmet e shkaktuara kapin vlerën prej 17 deri në 20 miliardë dollarë.

“Ne patjetër do të padisim Rusinë dhe do të kërkojmë kompensimin e duhur për të gjitha humbjet”, tha Akhmetov për portalin ukrainas të lajmeve mrpl.city.

Azovstal ishte qëndresa e fundit e ushtarakëve ukrainas në qytetin e Mariupolit, dhe pësoi shumë dëme nga bombardimet ruse./albeu.com/