“Njëri duke tentuar të ikë nga Rinasi, tjetri duke ujitur bimët”, prangosen 2 vëllezërit që kultivonin “mall” (VIDEO)

Dy vëllezër nga Mallakastra janë arrestuar, pasi akuzohen për kultivim të bimëve narkotike.

Njëri prej tyre u kap duke kultivuar kanabis, ndërsa tjetri u kap në tentativë për t’u larguar nga aeroporti i Rinasit.

Njoftimi i policisë:

Mallakastër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Tentativa”.

Kishin kultivuar bimë narkotike në tokat përkatëse, vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër), njëri prej tyre në tentativë për të kaluar kufirin.

✅Të arrestuarit që u kap në tentativë për të kaluar kufirin, iu gjetën bimë narkotike të kultivuara në tokën e tij, ndërsa në banesë iu gjet 2.8 kg kanabis në proces tharjeje.

✅Shtetasi tjetër u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke ujitur bimët narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, në bazë edhe të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në banesat e shtetasve R. H. dhe Sh. H., ky i fundit nuk ndodhej në banesë gjatë kontrollit.

Në oborrin e banesës së shtetasit Sh.H., shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën rreth 2.8 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, në proces tharjeje.

Si rezultat i veprimeve të koordinuara policore dhe shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit me shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas, në kuadër të operacionit “Tentativa”, në tentativë për t’u larguar, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit që iu gjetën bimët e kultivuara dhe lënda narkotike në banesë. Konkretisht, u bë arrestimi i shtetasit Sh. H., 53 vjeç, banues në Drenovë, Mallakastër.

Në vijim të kontrolleve, u kap dhe u arrestua në flagrancë, duke ujitur bimët narkotike të kultivuara në tokën e tij, shtetasi R. H., 51 vjeç (vëllai i shtetasit Sh. H.).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë���‍️���

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit������

#nëshërbimtëqytetarëve���‍️������‍/albeu.com/