“Njerëz binin nga shkallët”, shqiptari rrëfen përjetimet e tërmetit në Turqi: Tmerr! Shpëtova një fëmijë

Bruno Dodi një nga të mbijetuarit e tërmetit në Turqi, rrëfeu në një intervistë në Euronews Albania, përjetimit e tërmetit shkatërrimtar që goditi Turqinë.

Ai tha se ndodhej në një hotel në Adana në momentin kur tërrmeti shkatërrimtar goditi vendin.

Dodi tha se doli me urgjencë nga dhoma dhe mundi të shpëtonte dhe një fëmijë teksa zbriste nga kati i 12-të i hotelit.

Ai zbulon se situata është shumë e rëndë pasi pasgoditjet vijojnë çdo 15 minuta dhe se njerëzit nuk mund të dalin jahstë për shkak të të ftohtit

“Çdo 15 minuta ka lëkundje të fuqishme dhe ky është nnjë problem i madh se jashtë është një i ftohtë i paparë. Janë të angazhuar ushtria dhe çdo institucion për të ëkrkuar në rrënoja, është një situatë shumë e rëndë” tha ai.

Më pas ai rrëfen me detaje momentin e zbritjes nga kati i 12-të i hotelit, ku rrëfen se njerëzit binin përtokë si pasojë e shokut dhe lëkundjeve.

“Unë ndodhesha në kat të 12-të në hotel, u mundova të hapja derën se isha shtrirë. Hapa derën dhe ika me vrap nga shkallët. Shikoja në shkallë njerëz të shtrirë se binin nga lëkundjet, por dhe nga paniku. Aty pashë një grua me dy tre fëmijë dhe mora një nga ata fëmijët dhe zbrita nga shkallët. Zoti e di si kam dalë. Gjithë personat dolën jashtë, Disa ngecën nëpër dhoma se u bllokuan dhe dyert. Ishte një tërmet shumë i fortë, i frikshëm. Ka njerëz nëpër rrënoja, me baballarë, me fëmijë me gra dhe me burra në rrënoja. Mos të harrojmë që Turqia na ndihmoi në tërmetin e vitit 2019”, tha Dodi.


Shtuar 7.02.2023 11:51