Një vit nga vdekja e Floyd, Obama: Kemi një arsye për të shpresuar

Ish-Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, përmes një postimi në Twitter, ka kujtuar George Floyd, që bën një vit nga dita kur u vra nga një offcer policie, në Minneapolis.

Obama shkruan se, tashmë  ka një aryse për të pasur shpresë, pasi ndryshe nga një vit më parë, sot njerëzit po e shohin botën më qartë.

“Sot një vit më parë u vra George Floyd. Që nga ajo kohë, qindra amerikane kanë vdekur. Por, viti i kaluar gjithashtu na ka dhënë një arsye më shumë për të shpresuar. Sot më shumë njerëz në më shumë vende, po e shohin botë më qartë sesa një vit më parë. Është një nderim për të gjithë ata që vendosën që kjo kohë do të ishte ndryshe, dhe se ata, në mënyrat e tyre, do të ndihmonin për at bërë atë ndryshe”, shkoi në Twitter Obama.

Floyd u vra nga ish-oficeri Derek Chauvin më 25 maj, 2020. Chauvin vuri gjurin në qafën e Floyd për më shumë se 8, minuta ndërsa ai i lutej ta lëshonte sepse nuk po merrte dot frymë.

Gati një vit më vonë, në prill, Chauvin u dënua për vrasje të shkallës së dytë, vrasje të shkallës së tretë dhe vrasje pa dashje./albeu.com


Shtuar 25.05.2021 21:05