Ministria e Brendshme e Ukrainë ka thënë se të paktën 27 qytetarë të saj kanë humbur jetën pasi autobusi me të cilin po udhëtonin u përplas me një kamion që transportonte naftë.
Mediat e huaja raportojnë se aksidenti ka ndodhur në autostradën që kalon mes Kievit dhe Chop.
Nga 38 pasagjerët që ishin në autobus, vetëm 12 prej tyre arritën të shpëtonin. Mes tyre është edhe shoferi i kamionit, por bëhet e ditur se ai ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Viktima e 27-të është drejtuesi i makinës së përfshirë, i cili sipas informacioneve paraprake ka qenë fajtori i aksidentit, i cilësuar nga autoritetet si “tragjedia më e madhe në rrugët e Ukrainës në dhjetë vitet e fundit”./albeu.com