Këto pamje që vijnë nga Kili janë shqetësuese por është gjithashtu befasuese pasi brenda këtij grumbulli fshihet një pasuri e madhe. Kili është bërë një “qendër” e veshjeve të përdorura dhe të pashitura. Rrobat bëhen me çmim të lirë në vende të ndryshme, disa shiten në Kili dhe disa eksportohen në të gjithë Amerikën Latine.
Por shumica e tyre përfundojnë duke u grumbulluar në shkretëtirën Atacama. Sipas një raporti të OKB-së të vitit 2019, prodhimi global i veshjeve u dyfishua midis 2000 dhe 2014 dhe industria është “përgjegjëse për 20 për qind të mbetjeve totale të ujit në nivel global”.
Të gjitha këto të dhëna janë dëshmi se industria e veshjeve të gatshme është po aq e dëmshme sa industritë e tjera që kontribuojnë në ndotjen e mjedisit dhe ngrohjen globale, si nafta, qymyri, mbetjet plastike. Veshja mund të marrë deri në 200 vjet për t’u biodegraduar dhe është po aq toksike sa materialet plastike.