Një “thes” me para, lista dhe ID qytetarësh, kush janë dy dibranët që u kapën mat duke blerë vota

Makina e kapur në Maqellarë dyshohet të ketë pasur të paktën 7 milionë lekë.Kështu shprehet burimet pranë PD në Dibër.

Makina është bllokuar rreth orës 15:00 në rreth rrotullimin e Maqellarës dhe në të gjendeshin 2 persona.

Denis Xholi punonjës i administratës së Bashkisë Bulqizë dhe Albjon Xholi kushëriri i tij, familjar të drejtuesit në prokurorinë e Përgjithshme Adnan Xholi.

Pas bllokimit janë grumbulluar qindra simpatizantë të PD dhe kanë mbajtur të bllokuar makinën bashkë me njerëzit deri sa erdhi policia.

Prokurorja urdhëroi kontrollin fizik të personave dhe të mjetit ku u gjetën një sasi e konsiderueshme parash prerje të mëdha 50 dhe 20, karta identiteti dhe lista zgjedhësish.

Në vendngjarje ishte edhe një mjet tjetër në pronësi të Administratorit të Maqellarës.

Prokurorja vendosi sekuestrimin e makinave dhe parave, ndërsa 2 personat u shoqëruan në komisariat. /albeu.com/


Shtuar 22.04.2021 18:19