Manaferrat janë frutat më të përkryera për të rënë nga pesha falë fibrave që përmbajnë dhe manganit, i cili përshpejton metabolizmin.
Po ashtu, substancat që gjenden tek manaferrat ulin rrezikun për sulm kardiak si dhe ulin nivelin e kolesterolit të keq në gjak.
Manaferrat gjithashtu mbrojnë shëndetin e mëlçisë dhe parandalojnë kancerin.
Disa studime kanë treguar se manaferrat janë fruta të mira edhe për ata që vuajnë nga diabeti i tipit 2.
Lëkura juaj qëndron e re dhe e freskët me anë të manaferrave falë antioksiduesve dhe vitaminave që gjenden tek to.
Dietologia e njohur Lisa Dorfman thotë se një gotë me manaferra përmbush 61 për qind të nevojës ditore për vitaminë C dhe gjithashtu ato përmbajnë shumë kalium, fibra dhe resveratrol, një substancë që gjendet edhe tek rrushi që mbron zemrën, përcjell “Zeri.info”.
Frutat e manaferrës konsumohen të freskëta pasi piqen mirë, me to përgatitet reçeli cilësisë së mirë.
Me frutat e manaferrës bëhet verë, uthull dhe raki. Vera ka vlera të mira mjekësore.
Frutat e manaferrës përmbajnë sheqerna, vitaminë C, karotinë, vitaminë E, acide organike, pektinë etj.
Po ashtu edhe gjethet e saj janë të pasura me vitaminë C, acide organike, lëndë tonike dhe aromatike.
Në fara ndodhet vaji yndyror në masën deri 12%.