Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur pas daljes së tij nga selia blu.
Basha është treguar i prerë për datën e mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të PD-së, dhe tha se ky Kuvend do të mbahet më 18 dhjetor.
Sipas Bashës, ky është edhe vendimi i Kryesisë, të cilën nuk ngurroi ta falenderonte.
“Më 18 dhjetor, jam krenar për vendimin e Kryesisë, pas pothuajse 6 orë dikutimesh, pavarësisht votës së tyre. Dua ti falenderojë për legjitimimin e plotë të besimit që u kanë dhënë demokratët. Një parti, një Kuvend dhe nuk do të lejoj askënd që ta përçajë Partinë Demokratike”, u shpreh Basha./albeu.com/