Kryeministri Edi Rama i propozoi homologut të tij Albin Kurtit, një abetare të përbashkët mes dy vendeve, në mbledhjen mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës
“Dëshiroj të ndaj një gjë që e di që do të japë kënaqësi, ne kemi dakordësuar në qeveri, që të punojmë që në vitin e ardhshëm, të kemi gati abetaren e unifikuar. Prej vitesh tanimë është një libër që bazuar në ligjin e arsimit që ne kemi është trajtuar si tekst, me shumë alternative. Jemi dakordësuar për një abetare, dua ta ndajmë së bashku këtë objektiv që të kemi një abetare unike të gjuhës shqip në Shqipëri e Kosovë, e më tej në të gjithë trojet. Na duhet një punë cilësore, për një libër të shenjtë për të gjithë shqiptarët. Të krijojmë një libër që të jetë i veçantë e me vlerë të caktuar. Elbasani është një tjetër zonë që i ka dhënë shumë historisë së përbashkët.”, tha Rama./albeu.com