Ejup Maqedonci, ministër i Mbrojtjes, priti sot në takim një grup diplomatësh evropianë dhe ekspertësh të mbledhur në kuadër të nismës “Dialogu Strategjik për Zgjerimin”.
Të lidhura
None found
Gjatë bisedës, sipas ministrit Maqedonci, u diskutua mbi ecurinë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës, mbi procesin e ndërtimit të kapaciteteve, si dhe mbi situatën e sigurisë në rajon e më gjerë.
Maqedonci tha se ua komunikoi pjesëmarrësve qëndrimin e Kosovës rreth kërcënimeve hibride dhe sfidave të sigurisë, duke vënë në dukje hapat që po ndërmerren në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.
Po ashtu, ai veçoi angazhimin e Kosovës edhe jashtë territorit të saj, duke marrë pjesë në operacione ndërkombëtare në mbështetje të paqes në Evropë dhe në Lindjen e Mesme.
Sipas tij, synimi i Kosovës është të krijojë një forcë moderne e profesionale dhe të japë kontribut aktiv në sigurinë dhe paqen ndërkombëtare.
