Kosovë–Kroaci, IKKL nënshkruan dy marrëveshje për dokumentacionin e luftës

Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL) ka formalizuar në Zagreb dy marrëveshje bashkëpunimi me institucione kroate: Arkivat Shtetërore të Kroacisë dhe Qendrën Kroate Memoriale-Dokumentuese të Luftës Atdhetare.

Të lidhura

None found

Marrëveshjet synojnë të lehtësojnë qasjen në dokumentet e ruajtura në Kroaci, të nxisin shkëmbimin e përvojës profesionale dhe të krijojnë mundësi për zhvillimin e projekteve të përbashkëta kërkimore.

Ky bashkëpunim ka hyrë tashmë në fazën e zbatimit, pasi zyrtarë të IKKL-së po marrin pjesë gjatë kësaj jave në një trajnim profesional pranë Arkivave Shtetërore të Kroacisë.

Gjatë qëndrimit në Zagreb, drejtori ekzekutiv i IKKL-së, Atdhe Hetemi, paraqiti aktivitetet e deritanishme të institutit dhe zhvilloi bisedime me përfaqësuesit kroatë lidhur me vijimin e bashkëpunimit.

Me marrëveshjet e reja, Kroacia bëhet pjesë e rrjetit të bashkëpunimit të IKKL-së, ku përfshihen edhe Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina.

Instituti thekson se materialet dokumentuese për luftën në Kosovë ruhen në arkiva të shumta brenda dhe jashtë vendit, ndërsa lidhja e marrëveshjeve me institucione të ndryshme është pjesë e veprimtarisë së tij kërkimore.


Shtuar më 1.10.2026 22:45

sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahisSuperbetin girişcasinoroyalJojobet girişFixbet girişFixbetFixbetFixbetFixbet girişFixbetbahsegelJojobetMarsbahis Girişjojobet girişbahsegelzbahisbetciosekabet