Shqipe Mehmeti Selimi, bashkëshortja e Rexhep Selimit dhe deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar pas marshit të zhvilluar sot në Prishtinë kundër aktgjykimit dënues të Gjykatës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Ajo u ka shprehur mirënjohje qytetarëve që iu bashkuan protestës masive në mbështetje të UÇK-së.
Të lidhura
None found
Selimi ka rikujtuar se protesta studentore e 1 Tetorit të vitit 1997 shënoi një moment kur zëri i studentëve u shndërrua në zë të lirisë, duke e lidhur atë me thirrjen e sotme për drejtësi.
“1 Tetori na rikthen te protesta studentore e vitit 1997, kur kërkesa e studentëve u bë zëri i lirisë.
Sot, u jam mirënjohëse të gjithë atyre që morën pjesë në marshin për mbrojtjen e UÇK-së dhe të së vërtetës së luftës sonë çlirimtare.
Nga 1 Tetori i studentëve te zëri i sotëm për drejtësi.”
