Nagavci: Zgjedhja e presidentit hap rrugën për strategjinë ndaj Hagës

Arbërie Nagavci, udhëheqësja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, e cilësoi zgjedhjen e presidentit si “përparësi mbi përparësitë”, duke theksuar se asnjë çështje nuk mund të kalojë përpara saj, përfshirë lobimin shtetëror kundër aktgjykimit dënues për katërshen e UÇK-së.

Të lidhura

None found

Lidhur me qëndrimet se Kuvendi duhet të votojë projektligjin për Gjykatën Speciale dhe të shmangë procesin e votimit të presidentit përmes mospjesëmarrjes, Nagavci u shpreh se pret përgjegjësi nga çdo faktor politik që të përmbushin detyrimet e tyre në Kuvendin e Kosovës.

Ajo tha për RTK-në se me pjesëmarrjen në zgjedhjen e presidentit shmanget një cikël tjetër zgjedhjesh dhe kursehet buxheti i shtetit, ndërsa krijohet mundësia për të trajtuar çështje të rëndësishme, fillimisht përgatitjen dhe angazhimin e të gjitha institucioneve në strategjinë shtetërore për ta kundërshtuar këtë vendim të padrejtë në Gjykatën e Apelit, në diplomaci dhe në vijimin e projekteve tejet të rëndësishme.

Për kandidatin për president që u tërhoq nga gara, Bekim Sejdiu, Nagavci tha se ai vijon të jetë një figurë e rëndësishme dhe e denjë për këtë pozitë.

Ajo shtoi se beson që, nëse deputetët shfaqin vullnet, ashtu siç bënë kur ai ishte i gatshëm ta merrte përsipër këtë detyrë, ai do ta rishikonte vendimin e tij.


Shtuar më 1.10.2026 22:46

sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahisSuperbetin girişcasinoroyalJojobet girişFixbet girişFixbetFixbetFixbetFixbet girişFixbetbahsegelJojobetMarsbahis Girişjojobet girişbahsegelzbahisbetciosekabet