“Një kërmill me predhë”, Kievi ironizon Gjermaninë për armët që i ka dërguar

“Armë gjermane për Ukrainën” është fjalia që shoqëron një fotografi të një kërmilli me një fishek të ngjitur në kurriz.

Është ky mesazhi i dërguar me Whatssap nga një anëtar i qeverisë së Kievit, ambasadorit ukrainas në Berlin.

Më pas ishte diplomati që e publikoi në profilin e tij në Twitter duke ironizuar në këtë mënyrë me dërgimin e armëve jo të mjaftueshme për t’u mbrojtur nga Moska.

Në fund ai bën apel: “Rusia nuk duhet të fitojë luftën”.


Shtuar 26.05.2022 12:22