Jo në emrin tim” me aksion para Ministrisë së Drejtësisë: Miratojeni ligjin për UÇK-në

Aktivistët e nismës “Jo në emrin tim” zhvilluan një aksion simbolik para Ministrisë së Drejtësisë, ku vendosën një baner me mesazhin “Voto Ligjin”. Përmes këtij veprimi, ata kërkuan që ligji për mbrojtjen e UÇK-së të procedohet dhe të miratohet.

Të lidhura

None found

Rron Kafegjolli deklaroi se prej 17 ditësh qytetarët po kërkojnë miratimin e ligjit, ndërsa vonesat, sipas tij, janë të papranueshme.

Ai iu referua deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se projektligji po mbetet i bllokuar në Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Financave.

“Nuk kemi të bëjmë me një udhëzim të zakonshëm që mund të qarkullojë nga një zyrë në tjetrën. Ky është ligji që mbron të vërtetën e UÇK-së dhe nuk do të lejojmë që miratimi i tij të zvarritet”, tha Kafegjolli.

Aktivisti kritikoi ministrat Donika Gërvalla dhe Hekuran Murati, duke u bërë thirrje institucioneve që t’u përgjigjen kërkesave të qytetarëve.

Sipas Kafegjollit, institucionet shtetërore nuk duhet të pengohen nga inatet apo bindjet personale të ministres Gërvalla dhe ministrit Murati, pasi shteti nuk mund të trajtohet si pronë private.

Duke theksuar se 6 tetori, afati për zgjedhjen e presidentit, po afrohet, ai kërkoi nga Qeveria që të mos e vonojë më tej procesin e ligjit.

“Qeveria duhet ta kuptojë se rinia po e ndjek nga afër situatën dhe se 6 tetori po afron me shpejtësi. Mos e vini në provë durimin tonë”, deklaroi ai.

Fjalimin e tij Kafegjolli e përfundoi me apelin që Qeveria ta dëgjojë kërkesën e protestuesve dhe të pozicionohet në anën e drejtë të historisë.


Shtuar më 2.10.2026 14:09

sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetjojobetmarsbahisJojobetcasinoroyalmadridbet girişmadridbetholiganbetholiganbet girişjojobet girişjojobetMadridbet girişbahsegelMadridbetMarsbahis Girişjojobet girişbahsegelzbahisbetciosekabetstarzbetjojobetjojobetjojobet girişhuhubet