Automjeti elektrik futet në tempull dhe përplas besimtarët, 3 të plagosur në Bangkok

Një makinë elektrike ka shkaktuar panik në një tempull budist në Bangkok, pasi humbi kontrollin dhe u përplas me besimtarët që ndodheshin në ambientet e tij.

Të lidhura

None found

Videot e incidentit tregojnë automjetin duke lëvizur me shpejtësi drejt personave pranë një faltoreje në Guanyin Shrine, e cila ndodhet në kompleksin e Thian Fah Foundation.

Aksidenti ndodhi rreth orës 13:00 të së enjtes. Automjeti kaloi papritur përmes hyrjes kryesore dhe hyri në zonën ku ishin mbledhur dhjetëra njerëz, raportoi “The Sun”.

Tre persona u goditën nga makina, ndërsa pjesa tjetër e të pranishmëve tentoi të largohej me shpejtësi për t’i shpëtuar përplasjes.

Menjëherë pas ngjarjes, njerëzit në tempull iu afruan automjetit për të ndihmuar të dëmtuarit. Për nxjerrjen e tre personave të bllokuar poshtë makinës, ekipet e shpëtimit përdorën mjete hidraulike.

Të plagosurit u dërguan në spital. Një 60-vjeçare kishte marrë dëmtime të rënda, ndërsa dy personat e tjerë pësuan lëndime më të lehta.

Sipas një punonjësi të sigurisë, në tempull ndodheshin rreth 30 persona kur ndodhi aksidenti.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve. Mediat lokale raportojnë se drejtuesi 78-vjeçar mund të jetë ndier keq pasi pësoi një marramendje të papritur. Dyshimi kryesor është se ai mund të ketë shtypur pa dashje pedalin e gazit, duke e drejtuar makinën drejt besimtarëve.

Megjithëse përplasja ishte e fortë, statuja e Guanyin, e njohur si simbol i mëshirës dhe dhembshurisë, nuk pësoi dëmtime.

Ngjarja ka rikthyer diskutimet për sigurinë në rrugët e Tajlandës, e cila prej vitesh regjistron një numër të lartë aksidentesh dhe viktimash.


Shtuar më 2.10.2026 09:57

sultanbeyli escortjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahisJojobetcasinoroyalholiganbetmadridbet girişholiganbetholiganbet girişjojobet girişjojobetmadridbetbahsegelHoliganbet GirişMarsbahis Girişjojobet girişbahsegelzbahisbetciosekabetstarzbetjojobetjojobetjojobet girişhuhubet