Nano prej një jave në reanimacion, Rama i akordon medalje

Ish-kryeministri i Shqipërisë njëherësh lideri historik i Partisë Socialiste, Fatos Nano prej disa ditësh ndodhet i shtruar në spitalin “Hygeia” në Tiranë.

Burime për AlbEu.com bëjnë me dije se Nano mbi një javë ka qenë i shtruar në reanimacion, ku ka qenë i intubuar. Sipas mjekëve, ish-Kryeministri 70-vjeçar u paraqit në spital me insuficencë respiratore.

Ditën e sotme, Kryeministri Edi Rama i ka akorduar medaljen e mirënjohjes publike ish-kryeministrit Fatos Nano.

Rama shkruan në një postim në rrjetet sociale se në këto orë të vështira të luftës për jetën e liderit historik të Partisë Socialiste dhe njeriu që vuajtjen e padrejtë të heqjes së lirisë e ktheu në burimin e një fryme liberale në udhëheqje, meriton lutjet tona dhe mirënjohjen tonë për gjithçka të mirë mundi t‘i japë vendit dhe shoqërisë në rolet e rënda që pati gjatë karrierës së tij me të përpjeta e të tatëpjeta të mundimshme./albeu.com/


Shtuar 31.08.2023 12:18