Një i tretë në çift, ça kërkon ti aty? Përplasjet në studio: S’ka sens

A duhet të jesh në pushimet e shoqes/shokut kur është me të dashurin/ën? Kjo ishte tema e diskutimit sot mes miqve të ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin, Daljana Sejdia, Adel Lami, Anxhela Peza dhe Albatros Rexhaj.

Daljana Sejdia gjatë argumentit të saj tha se nuk është problem nëse do ishte me pushime me shoqen e saj, e cila shoqërohet me të dashurin e saj. Ajo ndër të tjera tha se e kupton vetë momentin kur duhet të distancohet.

Ndryshe mendon Albatros Rexhaj, i cili u shpreh se nëse e dashura e tij do të merrte shokun e ngushtë me vete, pyetje që do të mendonte ishte “a është vërtet shok?”. Kur shkon me pushime me të dashurën e tij në një vend të largët, dëshiron intimitetin e tij që të sillet lirshëm.

“Ça kërkon ai aty? Do futet edhe në krevat në mes? Njeriu ka nevojë të rrijë vetëm, ka nevojë për intimitet, të grindet pak, të puthet pak, të përkëdhelet pak, të zhgërryhet pak”, tha Albatrosi.

Adel po ashtu ishte e mendimit se dikush mund të bëhet gjithçka, shoqëria ka vendin e vetë.

“Në momentin që ai merr gjithë kohës dikë në tavolinë me ne, në pushime me ne kjo do të thotë se unë nuk i mjaftoj atij në kohën tonë personale. Koha le të ndahet. Ai sigurisht që shumë welcome me ne ndonjëherë, por jo gjatë gjithë kohës sepse është koha jonë”, tha Adel.

“Nëse ai e merr një shok gjatë gjithë kohës në tavolinë, ai nuk të do ty”, tha Albatrosi.

Ndërkohë Daljana u shpreh se nuk janë gjëra kaq shumë të ndara, sepse është edhe ana tjetër e medaljes, kur një mik ndërpret marrëdhëniet me miqtë.

“Shoqja duhet ta kuptoj që prioritet është një tjetër person në jetën time. Ah, nëse unë shkeputem totalisht nga shoqja… këto nuk i justifikoj. Jam zhgënjyer nga një shok fëmijërie, kemi pasur dhe raporte familjare me të dhe në momentin kur u fejua, u zhduk nga faqja e dheut”, tha Daljana.

Ndërkohë Anxhela pohoi se marrëdhëniet janë shumë personale, qoftë në rastet kur miku apo mikesha është e pranishme në jetën e një çifti, dhe në rastet kur dikush shkëputet totalisht nga miqësia kur dikush fejohet, martohet apo është në një lidhje.


Shtuar 21.09.2022 18:27