Një hap larg NATO-s! Me çfarë rreziqesh mund të përballet Suedia dhe Finlanda

Presidenti Vladimir Putin beson se zgjerimi i NATO-s është një kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë e vendit të tij, kështu që bashkimi i Suedisë dhe Finlandës në aleancë ka të ngjarë të perceptohet si një provokim.

Ministria e jashtme e Rusisë thotë se të dy vendet janë paralajmëruar për “pasojat” e një lëvizjeje të tillë. Ish-presidenti Dmitry Medvedev, një aleat i ngushtë i liderit rus, ka paralajmëruar se anëtarësimi në NATO mund ta shtyjë Moskën të vendosë armë bërthamore në Kaliningrad, eksklava ruse midis Polonisë dhe Lituanisë.

Ndërsa nuk i hodhi poshtë këto kërcënime, ish-kryeministri finlandez Alexander Stubb sugjeroi se një rrezik më real ishte sulmet kibernetike ruse, fushatat e dezinformimit dhe shkeljet e herëpashershme të hapësirës ajrore.

Duket se dy vendet janë një hap larg aleancës, pasi Turqia i dha dritën e shumëpritur jeshile hyrjes së Suedisë dhe Finlandës në NATO-s, duke tërhequr veton me të cilën mbante të bllokuara aspiratat e dy vendeve nordike.

Tre shtetet firmosën një memorandum në Madrid, në ditën e parë të samitit të aleancës veriatlantike. Dokumenti u firmos në prani të sekretarit të përgjithshëm Jens Stoltenberg, presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, presidentit finlandez Sauli Niinisto dhe kryeministres suedeze Margaret Andersson, në përfundimin e një mbledhjeje që zgjati pothuajse katër orë.