Një shqiptar ka goditur me thikë pas shpine një 25-vjeçar në Venecia ditën e djeshme.
Sipas mediave italiane, dyshohet se 25-vjeçari kishte ndërhyrë, pasi një grup djemsh që besohet se ishin shqiptarë po ngacmonin klientët në lokal. Pas debateve njëri prej shqiptarëve ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur 3 herë pas shpine.
I riu i plagosur është dërguar në spital, teksa mediat italiane shkruajnë se kanë video dhe kanë mundur të identifikojn personat e përfshirë në ngjarje. /albeu.com