“Një ëndërr e bërë realitet”, flet përfaqësuesja e Shqipërisë në “Junior Eurovision”: Vite punë

Viola Gjyzeli është përfaqësuesja e Shqipërisë në Junior Eurovision dhe së bashku me mësuesen e saj të kantos, Olta Juba, kanë ndarë detaje rreth kësaj ekperience.

Vajzat kanë folur për rrugëtimin e tyre në festival , këngën dhe dashurinë që Viola ka për kafshët. Të ftuara në “Abc e Mëngjesit”, Viola tregoi se ka në fermën e shtëpisë shtatë qen, një viç dhe një mace.

“Viola ka nisur këtë rrugëtim në moshën 7-vjeçare, sot është 13. Kështu që ka vite punë dhe konkuronte për të tretën herë. Kishte vite që e ëndërronte, por kjo eksperiencë fantastike i erdhi në maksimumin e moshës, pasi në moshën 13 vjeçare është i fundit. Ndërsa në moshën 14 vjeçare kalon te festivali i të rriturve”, u shpreh Olta.

“Kënga flet për një botë që të gjithë ëndërrojnë dhe askush nuk na ndalon. Unë kam shtatë qen dhe një mace. Kam një dashuri shumë të madhe për kafshët që nuk e përshkruaj dot. Kam pasur dhe një këngë për kafshët në Festivalin e Shkodrës me të njëjtët autor si me këngën aktuale fituese, Enis Mullaj dhe Eriona Rushiti”, tha Viola.


Shtuar 23.11.2023 09:32