Të gjithë sytë nga Gaza! Koha e fillimit për pauzë në luftime do të shpallet brenda orëve

Koha e fillimit të pauzës së luftimeve në Gaza do të shpallet “brenda orëve të ardhshme” nga Ministria e Punëve të Jashtme të Katarit, shkruan BBC. 

Një zëdhënës thotë se puna po vazhdon si me Izraelin ashtu edhe me Hamasin së bashku me partnerët në Egjipt dhe SHBA “në mënyrë që të sigurohet fillimi i shpejtë i pauzës dhe të sigurohet ajo që është e nevojshme në mënyrë  që palët t’i përmbahen marrëveshjes”.

Negociatori kryesor i Katarit për bisedimet, Mohammed al-Khulaifi, tha në një intervistë për CNN: “Puna jonë nuk ka përfunduar.

“Ne do të vazhdojmë të flasim më shumë me palët, të de-përshkallëzojmë, të kërkojmë një periudhë më të gjatë armëpushimi.”

Ai shton se fillimisht izraelitët nuk po konsideronin as një pauzë të përkohshme në luftime “kështu që ne mbetemi me shpresë”.

“Përpjekjet tona nuk do të ndalen në këtë nivel. Ne do të vazhdojmë të punojmë.”

Pauza katër-ditore e luftimeve, që pritej të fillonte të enjten, është shtyrë të paktën deri të premten.

Vonesa ka të bëjë me detajet e minutës së fundit se cilët pengje do të lirohen dhe si, thotë një zyrtar palestinez për agjencinë e lajmeve AFP./albeu.com


Shtuar 23.11.2023 09:42