Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku nëpërmjet një postimi në “facebook” ka publikuar foto nga dreka me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhjetëra deputetë të tjerë të Partisë Demokratike.
Albeu.com konfirmoi më parë takimin , ku bëri me dije se të pranishëm ishin Berisha me disa deputetë të grupit të tij dhe disa deputetë të grupit Alibeaj, kur ndër këta të fundit ishte edhe Gazmend Bardhi.
Mësohet se kjo drekë është organizuar nga deputeti Xhelal Mziu, ftesës të së cilit i janë përgjigjur pozitivisht deputetë të të dy grupeve, ndërsa nuk dihet nëse ky takim do të vlejë edhe për të ulur tensionet dhe arritur një bashkim.
Deputetja Tabaku teksa ka bërë publike fotot nga ky takim, shkruan: Një dolli për mendimin ndryshe, se të duash të ndryshosh për mirë nuk të bën as të shitur, as të blerë e as peng!/albeu.com