Një ditë pasi dorëzoi mandatin, ish-deputeti i PS Jurgis Çyrbja thirret sërish në SPAK

Ditën e djeshme, deputeti Jurgis Çyrbja, dorëzoi mandatin. Mësohet se ai është thirrur sërish sot sërish në SPAK.

Siç bëjnë me dije burime të gazetares së Top Channel Anila Hoxha, Çyrbja është njoftuar për t’u paraqitur këtë të premte në orën dhjetë.

Deputeti Çyrbja, në paraqitjen e tij 72 orë më parë në SPAK, u pyet për gati 8 orë, por në dalje ai nuk pranoi që të flasë dhe të tregojë detaje


Shtuar 11.10.2024 09:21