Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka shkuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Lezhë, një ditë pas vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj.
Krimi mbetet ende pa autor, teksa policia po shqyrton pamjet nga kamerat e sigurisë të dhjetëra bizneseve përgjatë rrugës Shkodër-Lezhë, për të zbardhur itinerarin që ekzekutori mund të ketë ndjekur autori që ekzekutoi.
Familjarë dhe persona të pranishëm në vendngjarje janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje për të ndihmuar në zbardhjen e ngjarjes.
Kujtojmë që Nikulaj u ekzekutua në lokalin e tij në Shëngjin. Autori shkoi në vendngjarje me motor ndaloi para lokalit dhe më pas u fut Brenda për të qëlluar.
Ai u largua po me motor, teksa nuk ka ende asnjë gjurmë të tij. /albeu.com