Një ditë pas kaosit me opozitën, garda rrethon sërish Kryesinë e Kuvendit, komisionet i kalojnë mbledhjet online

Një ditë pas tensioneve të krijuara jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit, Komisionet e parashikuara për ditën e sotme do të mblidhen online.

Nga 10 komisionet që janë në agjendë për t’u mbledhur sot, 5 prej tyre do të mbahen online. Ndërkohë që deputetët e opozitës sërish kanë njoftuar se sot në orën 11:00 do të mbajnë mbledhje në zyrat e tyre të Kryesisë.

Kujtojmë se Kuvendi me një shkresë drejtuar gardës, ka njoftuar se deputetët e opozitës të cilët janë përjashtuar nga komisioni i Etikës, nuk do të lejohen që të futen në Kryesi, deri sa të përfundojë afati i përjashtimit.

Në total janë 8 deputetë të përjashtuar, Ervin Salianji, Petrit Doda, Edmond Spaho, Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Flamur Noka, Albana Vokshi./albeu.com


Shtuar 7.11.2023 10:02