Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë.
Një motor ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar rreth 55-vjeçe në zonën e Vasil Shantos.
NJOFTIMI I POLICISE:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 09.08.2021, rreth orës 15:40, në bulevardin “Gjergj Fishta”, motomjeti me drejtues shtetasin M. P., 30 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar, rreth 55 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nn kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /albeu.com/