Ngarkesa e parë e grurit nga Ukraina që nga lufta ka ofruar një fije shprese, por presidenti i vendit ka kërkuar kujdes.
Në fjalimin e tij të natës, Volodymyr Zelensky tha se ishte “shumë herët” për të festuar.
“Në këtë moment është shumë herët për të nxjerrë ndonjë përfundim dhe për të bërë ndonjë parashikim. Le të presim dhe të shohim se si funksionon marrëveshja dhe nëse siguria do të jetë vërtet e garantuar”, tha Zelensky.
Megjithatë, ai shtoi se ishte “sinjali i parë pozitiv se ekziston një shans për të ndaluar zhvillimin e një krie botërore ushqimore”.
Siç e përmendëm edhe në orën e fundit, anija aktualisht është nisur drejt ujërave turke dhe do t’i nënshtrohet kontrolleve në Stamboll.
Është një përparim i rëndësishëm pas një marrëveshjeje midis Rusisë dhe Ukrainës që u ndërmjetësua nga Turqia dhe OKB./albeu.com