Nisja e anijes së parë me grurë, reagon Ambasada e SHBA në Kiev

Orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në kudër të marrëveshjes me Rusinë, Ukraina ka nisur anijen e parë me grurë nga porti i Odesës. Ambasada e SHBA në Kive ka përshëndetur vendimin, dhe një postim në Twitter shkruan se bota do ta vëzhgojë zbatimin e marrëveshjes për të ushqyer njerëzit në mbarë botën

“Ne mirëpresim nisjen e anijes së parë nga portet e Detit të Zi të Ukrainës që nga pushtimi i plotë i Rusisë më 24 shkurt. Bota do të vëzhgojë zbatimin e vazhdueshëm të kësaj marrëveshjeje për të ushqyer njerëzit në mbarë botën me miliona tonë drithë ukrainas të bllokuar”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA./albeu.com


Shtuar 1.08.2022 09:58