Para pak minutave kanë nisur bisedimet mes delegacioneve ukrainase dhe ruse.
Bisedimet po zhvillohen në Belovezhskaya Pushcha në Bjellorusi, në kufirin me Poloninë.
Një videoklip i shkurtër tregoi delegacionin ukrainas duke hyrë në një sallë konferencash ku ishte ulur delegacioni rus. Të dy skuadrat shtrënguan duart përpara se të uleshin për të filluar bisedimet e tyre.
“Filloni të flisni me përfaqësuesit rusë”, është shprehur këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak përmes Twitter-it.
Çështjet kryesore në axhendë:
Armëpushimi i menjëhershëm
Korridoret humanitare për evakuimin e civilëve nga fshatrat/qytetet e shkatërruara apo të granatuara vazhdimisht”./albeu.com/