Ka nisur takimi mes Vjosa Osmanit dhe liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Në takim është i pranishëm edhe ministri në detyrë nga radhët e AAK-së, Selim Selimi.
Të premten Kurti i dërgoi ftesë për takim partive politike, në kuadër të konsultimeve për formimin e institucioneve.
Ndërkohë gjatë paradites, Kurti dhe Osmani takoi kreun e PDK-së, Enver Hoxhaj.