Nis “pushtimi” i territorit shqiptar, nisin reshjet e dendura në veri, alarm për përmbytje në Lezhë

Ashtu siç ishte parashikuar, kanë filluar reshjet e shiut në zonat veriperëndimore në vendit.

Reshjet e shiut më pas do të shtrihen përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore.

Sipas meteorologëve, herë pas here priten reshje shiu ne formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Kjo situatë do të mbetet prezente deri në orët e para të mëngjesit të ditës së dielë.

Zonat ku priten reshje te dendura sonte

Sakaq, nisur nga situata e motit,  Bashkia e Lezhës ka njoftuar qytetarët se ekziston rreziku i përmbytjeve duke nisur nga mesnata e sotme deri ditën e nesërme.

“Bashkia Lezhë lidhur me të dhënat e marra nga Shërbimi Meteorologjik, ju bën me dije se duke nisur nga sonte pas orës 24:00 priten reshje të dendura shiu! Parashikohet që të ketë furtunë dhe përmbytje si pasojë e sasisë së lartë të shiut. Shërbimet e Emergjencave të Bashkisë Lezhë do të jenë në gatishmëri gjatë natës për të ndërhyrë në çdo rast problematik!”, njofton bashkia.

Ndiqni LIVE motin

Më herët, AlbEu raportoi duke iu referuar burimeve nga stacionet meteorologjike se dy mini ciklone po formoheshin në detin përballë territorit shqiptar dhe pritet të përplasen me tokën duke sjellë reshje të mëdha shiu. /albeu.com


Shtuar 21.10.2023 18:31