Moment i papritur! Fermerja pëson atak paniku gjatë sfidës

Xhesika Polo dhe Himena Sherifi ishin dy fermeret më pak të preferuara të publikut.

Siç janë dhe rregullat e lojës ato u vunë përballë një sfide me njëra-tjetrën, por kjo sfidë u la përgjysmë se Himena nuk u ndje mirë.

Ajo pati atak paniku dhe u shtri menjëherë në tokë duke i ardhur në ndihmë një ambulancë e cila ishte aty pranë.

Ndërkohë fituese e sfidës u shpall Xhesika, ndërsa Himena do i bashkohet eksperiencës në Arameras së bashku me Florin dhe do të jetë publiku ai i cili do të vendosë për fatin e dy “ish-fermerëve”.

View this post on Instagram

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)

 


Shtuar 21.05.2024 11:33