Opozita ka nisur protestën e sotme ndërsa prej javësh ka njoftuar për vijimin e mosbindjes civile. Në nisje të protestës janë bllokuar 6 akse rrugore në Tiranë. Protesta e sotme do të shënojë dhe herën e parë, pas gati një viti të pjesëmarrjes së kreut të PD-së, Sali Berisha, mes mbështetësve në tubime.
Skenari i opozitës pritet të jetë sërish bllokimi i rrugëve të Tiranës për rreth 3 orë. Konkretisht janë bllokuar kryqëzime si Unaza e vogël, rrethrrotullimi i Zogut të Zi, ura afër xhamisë në Rrugën e Elbasanit, sheshi “ëilson” dhe nga Pallati me Shigjeta drejt Rrugës së Kavajës.
Ndërkohë lidhur me protestën, policia ka angazhuar në terren rreth 1400 forca policore, që do të jenë të shpërndara në 5 pikat ku protestuesit do të mblidhen. Kjo është protesta e 4 në kuadër të mosbindjes civile që zhvillon opozita prej muajit shtator.