Nis mbledhja e Kryesisë së PD pas dorëheqjes së Bashës, çfarë pritet të diskutohet

Partia Demokratike ka mbledhur mbrëmjen e sotme anëtarët e Kryesisë dy ditë pas dorëheqjes së kryetarit Lulzim Basha.

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi ka njoftuar më herët se mbledhja do të niste në orën 19:00 teksa në seli kanë mbërritur anëtarët e Kryesisë.

Mësohet se fillimisht do të zhvillohet një takim me sekretarët e Partisë Demokratike, e më pas do të vijohet me Kryesinë, ndërsa Basha mungon.

Në mbledhje pritet të diskutohet për situatën e brendshme në PD./albeu.com


Shtuar 23.03.2022 19:24